albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Bushati bën paralajmërimin për zgjedhjen e Presidentit të ri, ja përgjigjja e Ballës

by Editor
May 16, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Bushati bën paralajmërimin për zgjedhjen e Presidentit të ri, ja përgjigjja e Ballës
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti, Andi Bushati në emisionin ‘Open’ në Neës24 tha se palët, opozita dhe mazhoranca nuk kanë treguar vullnet për procesin për zgjedhjen e presidentit të ri.

Gjatë bisedës në studio, analisti tha se kryeministri Rama do ta zgjedhë presidentin ashtu siç zgjedh ministrat.

“Nuk ka vullnet as nga mazhoranca dhe as nga opozita. Balla e përshkruan mazhorancës në rolin e viktimës. Por kanë numrat dhe një gjë që ja lejon ligji nuk ja heq Alibeaj, por problem është se sa janë të hapur për të shkuar përtej vetes. Por nuk janë të hapur sepse fjalia e parë e Ramës është ne i kemi votat. Pastaj të vësh edhe  një kusht tjetër, që propozime nga non-grata nuk pranon, pra i ka vendosur kushtet. Jo vetëm raundi i parë, por edhe dy të tjerë do të digjen. Presidenti i Republikës do të vendoset siç vendosen ministër. Në raundin e katërt do të propozojë Rama një emër dhe do të vendoset.”, tha Bushati.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Balla: Ne e kemi thënë që nuk e duam brenda vetes, që ditën e parë kemi përjashtuar rreshtin e parë të PS që janë deputetë. Mendoj që PS që ditën e parë kur ende opozita nuk ishte e përfshirë në këtë proces kemi thënë që duam një president që të mos jetë i PS, pra jo një politika karriere të PS. Pra kjo është një ofertë që i thotë opozitës që të gjejmë dikë që nuk është në vijën e parë të frontit politik, por dikush që ka kriteret e Kushtetutës. Kriteri politik është që në 5 vitet e ardhshme të qëndrojë mbi palët. Tjetra për non-grata, ne e kemi thënë se çdo lloj propozimi që mban firmën e Berishës nuk merret në konsideratë dhe rrëzohet dhe ky është një qëndrim që do të jetë sa kohë do të jetë Berisha. Jam i sigurt që këtë javë do të ketë propozime nga opozita.

 

 

 

(BalkanWeb)

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL