Vijojnë të zbardhen detaje të reja tronditëse nga dosja e SPAK për të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani.
Një nga pjesët që tërheq vëmendjen është dosja për Sokol Sanxhaktarin, për të cilin Dumanit i ishin ofruar 200 mijë euro për ta eleminuar.
Sipas vetë Dumanit personat që kishin dhënë këtë shumë parash janë Florenc Çapja, Vis Korçari, Bledar Muça dhe Eljo Bitri, pasi dhëndri i Qazim Sejdinit, i cili sot ndodhet në burg kishte lidhje të ngushta me Suel Çelën, i cili konsiderohet si kundërshtari më i fortë i bandës së Çapjave në Elbasan.
Ndërkohë edhe bashkëpuntori tjetër i drejtësisë, Henrik Hoxhaj, edhe ky i arrestuar nga policia në të njëjtën ditë me Dumanin, ka treguar bisedën që ai dhe Nuredini kishin bërë pasi ju kishte ardhur oferta.