albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Çfarë do të ndodhë me vilën e Radojçiç? Sveçla: Po diskutojmë t’i kalojë Ministrisë së Brendshme

by Editor
October 1, 2023
Reading Time: 1 min read
0
Çfarë do të ndodhë me vilën e Radojçiç? Sveçla: Po diskutojmë t’i kalojë Ministrisë së Brendshme
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla në konferencën e mbajtur ditën e sotme në lidhje me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë ka folur edhe në lidhje me pronën e organizuesit të grupit terrorist, Milan Radojçiç.

Pak ditë më parë ish-nën kryetari i Listës Serbe pranoi se kishte qenë pjesë e grupit të agresorëve dhe kishte planifikuar sulmin në veri ku mbeti i vdekur efektivi, Afrim Bunjaku.

Sveçla u shpreh në konferencë se vila e Radoiçiçit e cila u bastis pak ditë më parë nga policia është e ndërtuar në tokën e Agjencisë Pyjore të Kosovës.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Kompleksi superluksoz i Milan Radoiçiqit është i ndërtuar në tokën e Agjencisë Pyjore të Kosovës. Po ashtu ‘bypass’i i tunelit në afërsi është i uzurpuar nga ky kompleks, nga Milan Radoiçiq. Ky ‘bypass është infrastrukturë kritike”, tha Sveçla.

Sveçla gjithashtu shtoi se këtë temë po e bisedon edhe me me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci që kjo pronë t’i kalohet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe pastaj të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës për stacion për njësitin e barkave në Departamentin e Kufirit.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL