albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Çfarë ndodhi gjatë natës në burgun e Peqinit? Hidhen me dronë dy telefona, karikues dhe dhjetëra doze kokainë, ngjarja u zbulua nga kullat e vrojtimit

by Editor
September 13, 2024
Reading Time: 1 min read
0
Çfarë ndodhi gjatë natës në burgun e Peqinit? Hidhen me dronë dy telefona, karikues dhe dhjetëra doze kokainë, ngjarja u zbulua nga kullat e vrojtimit
Share on FacebookShare on Twitter

PEQIN– Është publikuar fotoja e gjërave të cilat u hodhën me dron gjatë mesnatës brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin. Pas përfundimit të kontrolleve të detajuara ka rezultuar se sendet e hedhura janë dy telefona “Iphone”, 8 fisha karikuesi, tridhjetë e tre doza të dyshuara lëndë narkotike kokainë, rreth 210 gram e ndarë në doza të vogla lëndë e dyshuar kanabis sativa. Fotoja e sendeve është siguruar nga TCH.

Grupi i Forcave Speciale ka ushtruar gjatë natës kontrolle në zonën e Peqinit për zbulimin dhe identifikimin e grupit kriminal qe ka zgjedhur metodën e përdorimit te dronit për futjen e sendeve të paligjshme në burgje. Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të së enjtes, ndërsa kanë qenë policët e shërbimit të kullave të vrojtimit, ata që kanë dëgjuar zhurmën e dronit dhe kanë pikasur edhe zonën ku po fluturonte.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ka shkuar vetë në burgun e Peqinit, ku edhe urdhëruar gatishmëri dhe kontrolle të rrepta në qeli dhe rritjen e masave të kontrollit dhe rritje të vigjilencës së kontrollit edhe nga ajri, pas konstatimit të dy rasteve të fundit të fluturimit të dronëve në hapësirën e burgjeve të Burrelit e Peqinit. Kujtojmë se më 8 shtator një tjetër dron u pikas në burgun e Burrelit.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL