albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Çfarë ndodhi? Ulsi Manja me deklaratë të jashtëzakonshme, kërkon shkrirjen e gjithë Kadastrës së këtij qyteti

by Editor
January 25, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Tiranë- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka dalë sot me një deklaratë të jashtëzakonshme, gjatë së cilës ngriti alarmin se e gjithë drejtoria e Legalizimeve në Agjencinë shtetërore të Kadastrës së Durrësit është gjetur në shkelje të ligjit me praktika abuzive.

Manja tha se drejtoria e Antikorrupsionit pas hetimeve që ka kryer, ka zbuluar shkelje të rënda nga të gjithë punonjësit e drejtorisë.

Ndërkohë Ministria i është drejtuar me kërkesë Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kadastrave, Artan Lames, shkrirjen e kësaj drejtorie në Kadastrën e Durrësit.

RELATED STORIES

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

September 17, 2024
EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

September 17, 2024

Fjala e ministrit të drejtësisë Ulsi Manja

Praktikat e sotme i referohen agjencisë së legalizimeve. Mjafton që punonjësit e drejtorisë antikorrupsion të marrin rastet e praktikat mbi tavolinë e me të gjitha gjasat do gjejnë shkeljet në mos të natyrës penale të natyrës administrative.

Tek Agjencia shtetërore e Kadastrës Durrës, ne kemi çuar si masë për shkarkim nga detyra pothuajse të gjithë drejtorinë.

Praktikisht ne kemi referuar Agjencisë Shtetërore të Kadastrës pra drejtorit të përgjithshëm të Kadastrës, shkrirjen e kësaj drejtorie…

Nga drejtori i ASHK Durrës te përgjegjësi sektorit të legalizimeve, sektorit të hartografisë, specialisti i hartografisë, përgjegjës i sektorit të kalimit të pronësisë, janë 215 dosje legalizimesh që janë marrë në shqyrtim vetëm për periudhën gusht-tetor 2021.

Në këto dosje ka rezultuar se mungonin totalisht dokumentet më të rëndësishme që kërkon ligji, praktikë pune abuzive dhe fiktive pa vetëdeklarime për legalizim, pa kartela të pasurisë apo statusit juridik të pronës, pa harta treguese e shkelje të tjera.

Personalisht mendoj që është një guxim i madh një zyrë e gjitha në shkelje nga drejtori te specialistët të sinkronizuar me njëri tjetrin.

Sa për dijeni, dua të sjell në vëmendje se emetimi i lejes së legalizimit pa pasur në dosje dokumentacionin e plotë është në kundërshtim me ligjin.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL