albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

Çfarë po ndodh në Ukrainë? Evakuohen me urgjencë ambasadorja britanike dhe stafi i OSBE-së

by Editor
March 7, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Çfarë po ndodh në Ukrainë? Evakuohen me urgjencë ambasadorja britanike dhe stafi i OSBE-së
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa në Bjellorusi janë duke u zhvilluar busedime mes Rusisë dhe Ukrainës duket se forcat e armatosura ruse nuk ndalen me avancimin në Kiev.

Bëhet me dije se vetëm pak minuta më parë është raportuar se ambasadorja britanike në Ukrainë, Melinda Simmons është larguar nga vendi për shkak të “situatës së rëndë të sigurisë”.
Lajmi u konfirmua nga Liz Truss teksa u mor në pyetje nga Komisioni i Punëve të Jashtme këtë pasdite. Ambasadorja më parë u zhvendos në Lviv në Ukrainën perëndimore nga kryeqyteti Kiev, në prag të pushtimit të Rusisë.

Ndërkohë që mësohet gjithashtu se pas ambasadores britanike edhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka thënë se ka përfunduar evakuimin e të gjithë stafit të saj ndërkombëtar nga Ukraina.

Duke folur në një takim të 57 shteteve të saj, Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Schmid tha se ishte “e kënaqur” që ekipet e mbetura ishin zhvendosur në siguri.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Kjo do të thotë se pothuajse 500 anëtarët e misionit ndërkombëtar të pranishëm në Ukrainë në fillim të operacionit ushtarak rus tani janë evakuuar,” tha Shmid.

Ende asnjë prej palëve nuk është tërhequr nga qëndrimi që po mbajnë në këtë luftë, teksa Rusia avancon, ukrainasit janë të betuar që ta mbrojnë vendin e tyre deri në fund.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL