albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Çfarë po ndodh tani me grupin e Lulzim Bashës, zhduken….

by Editor
March 26, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Çfarë po ndodh tani me grupin e Lulzim Bashës, zhduken….
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e djeshme, Gjykata e Tiranës ka vendosur regjistrimin e Kuvendit të 11 Dhjetorit 2021, dhe statutin e PD të dalë nga ai Kuvend.

Me këtë vendim, Gjykata e Tiranës, zyrtarisht dhe ligjërisht njeh vendimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së, për ndryshimet që i hapin rrugë primareve brenda partisë, fuqizimin e anëtarësisë, legalizimin e fraksioneve si dhe përcaktimin e largimit të kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme, ndërsa për zgjedhjet lokale kryetari duhet të votëbesohet.

Po kështu, me regjistrimin e statutit të Kuvendit të 11 Dhjetorit, Partisë Demokratike i rikthehet logo e vjetër e partisë, bashkë me simbolet e tjera si vula apo flamuri.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Gjithashtu vendimi i djeshëm i Gjykatës njeh Komisionin e Rithemelimit, si organin e vetëm për drejtimin  e PD, deri në Kuvendin e ardhshëm.

Por, çfarë ndodh?

Tashmë të turpëruar dhe të braktisur nga elektorati, gjë që u tregua qartë në 6 Mars, “Babalet” e Lulzim Bashës po heshtin.

Prej ditës së djeshme, kur Gjykata e Tiranës vendosi tiu rikthejë demokratëve selinë dhe vulën e tyre, nuk ka asnjë reagim nga “Babalet” e Lulzim Bashës.

Që nga Ervin Salianji, Grida Duma apo dhe Jorida Tabaku, etj, nuk kanë bërë asnjë reagim pas këtij vendimi.

I vetmi që ka reaguar duke u “përpëlitur” është Enkelejd Alibeaj, i cili doli e tha se “do ta ankimojë” vendimin. Si dhe Gazment Bardhi i cili vijon “çmendurinë” e tij duke kërcënuar gjyqtarin.

Për më tepër, në lidhje me këtë vendim edhe vetë “krye-Babalja”, ka heshtur.

Lulzim Basha është “zhdukur”. Nuk ka asnjë reagim tashmë që edhe juridikisht selia dhe vula e PD, i është rikthyer demokratëve.

Pasi dhunoi demokratët, tentoi të mbajë selinë me dhunë, me përçarje dhe mashtrime, tashmë Basha duket se është “zhdukur”, dhe hesht i tupëruar së bashku me “Babalet” e tij.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL