albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Champions League/ Chelsea kalon në raundin tjetër, Sevilla ringjall shpresat e kualifikimit

by Editor
October 25, 2022
Reading Time: 3 mins read
0
Champions League/ Chelsea kalon në raundin tjetër, Sevilla ringjall shpresat e kualifikimit
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë përfunduar dy ndeshjet e orës 18:45 të kësaj të marte në UEFA Champions League. Chelsea ka fituar 2-1 përballë Salzburg. Ndërsa, Sevilla ka triumfuar 3-0 ndaj Kobenhavn.

Në takimin e zhvilluar në “Red Bull Arena”, miqtë nga Londra dominuan takimin dhe në fund dolën me tri pikët, të cilat i dërgojnë në raundin tjetër të Champions League, atë me eliminim direkt.

Blutë realizuan golin e parë të takimit në minutën e 23 të pjesës së parë me anë të mesfushorit kroat, Mateo Kovacic.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025
Në pjesën e dytë, vendasit do të barazonin përkohësisht me anë të Chukwubuike Adamu në minutën e 49. Mirëpo, Chelsea do të kalonte në avantazh në minutën e 64 me super golin e gjermanit, Kai Haverz.

 

Me fitoren e arritur, Chelsea shkon në kuotën e 10 pikëve në krye të Grupit E. Salzburg ka gjashtë pikë. Milan dhe Dinamo Zagreb, që ndeshen në mbrëmje me njëri-tjetrin kanë nga katër pikë.

Në sfidën tjetër të luajtur në “Ramon Sanchez Pizjuan”, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa vendasit do të realizonin tre herë në pjesën e dytë.

Youssef En-Nesyri do të hapte serinë e golave për Sevilla-n në minutën e 61. Katër minuta më herët, VAR i anuloi një 11 metërsh në favor sulmuesit maroken.

Goli i dytrë për vendasit do të vinte në minutën e 88, me autor mesfushorin spanjoll, Isco. Ndërsa, ndeshja do të vulosej nga goli i Gonzalo Montiel në minutën e dytë të kohës shtesë.

Fitorja i jep shpresë Sevilla-s për një kualifikim të mundshëm. Ata kanë pesë pikë në renditje. Grupi G, ku bëjnë pjesë spanjollet kryesohet nga Manchester City me 10 pikë. Shtatë pikë ka Dortmund-i i vendit të dytë. Ndërsa, Kobenhavn ka dy pikë.

Në mbrëmje Dortmund-i do të përballet me City-n në “Signal Iduna Park”.

Gjithashtu në mbrëmje do të luhen dhe takimet e tjera:

Celtic – Shakhtar Donetsk

Leipzig – Real Madrid

PSG – Maccabi Haifa

Benfica – Juventus

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL