Zyrtarët ukrainas kanë deklaruar se 1222 trupa të civilëve të vdekur janë gjetur në rajonin e Kievit që kur forcat ruse u tërhoqën nga zona.
Prokurorja e përgjithshme, Iryna Veneditktova tha se autoritetet ukrainase po hetojnë 5,600 raste të krimeve të dyshuara të luftës të kryera nga trupat ruse që nga fillimi i pushtimit, dhe ajo kishte identifikuar mbi 500 kriminelë të dyshuar lufte, duke përfshirë zyrtarë të lartë ushtarakë dhe qeveritarë në Rusi, raporton Sky News.
Rusia ka mohuar se ishte përgjegjëse për sulmin e së premtes dhe pretendon se nuk ishte raketa e tyre. Ajo gjithashtu ka mohuar të ketë shënjestruar civilët.