albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

“Çmimi i energjisë nuk do rritet”/ Rama: Kur flisja për krizë botërore nuk parashikoja luftën, por lëvizjet e Putinit…

by Editor
March 3, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
“Çmimi i energjisë nuk do rritet”/ Rama: Kur flisja për krizë botërore nuk parashikoja luftën, por lëvizjet e Putinit…
Share on FacebookShare on Twitter

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se çmimi i energjisë elektrike në vend nuk do të rritet, teksa tha se në të gjitha vendet e rajonit kostot janë rritur për shkak të krizës së shkaktuar nga lufta.

Rama theksoi se Qeveria po bën gjithçka mundet për ta mbajtur çmimin të pandryshuar, teksa duke ju referuar një deklarate të disa muajve më parë për një krizë botëror, ai sqaroi se nuk parashikonte luftën, edhe pse lëvizjet e Vladimir Putin për gazin e paralajmëronin atë.
“Ajo që mund të them është kjo, që kur dola para disa muajsh dhe paralajmërova një krizë për energjinë nuk parashihja luftën. Por kishte filluar të frynte një erë e ftohë në shpinën e Evropës dhe sot është e qartë se ku synonte një lëvizje e Vladimir Putinit që lidhej me gazin dhe efektet e post-pandemisë, ku u ballafaqua me një kërkesë shumë më të lartë se sa oferta në tregjet ndërkombëtare. Kjo qeveri po bën diçka dhe ne po përpiqemi ta mbajmë kështu siç jemi, është mosrritja e çmimit të energjisë. Ndryshe nga sa është rritur nga vendet e tjera të rajonit. Pa llogaritur Italinë. Nafta është rikthyer në pikun e vet në vitin 2014, dhe sigurisht ishte një trend i post pandemisë dhe si efekt i nevojës në rritje ka bërë edhe Shqipëri do të preket. Çmimin e energjisë nuk e kishim parashikuar, por duhet të jemi të vetëdijshëm që jemi në luftë. Nuk na prek ushtarakisht, por nga pikëpamja e çmimeve.”- u shpreh Rama, për emisionin ‘Opinion’.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL