Prej ditës së djeshme në Tiranë ka mbërritur ish-sekretari i shtetit Mike Pompeo, i cili sot ka qenë i pranishëm në një event të organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, në lidhje me projektet që e shndërrojnë Shqipërinë sipas tyre në eksportuese të energjisë elektrike.
Gjatë gjithë fjalës së saj në prezantimin e projektit, ministja Belinda Balluku e cilësoi Pompeon si sekretar të shtetit, edhe pse ky i fundit ka disa vite që është larguar nga ky funksion, dhe me Ballkanin më së shumti e lidhin projekte biznesi.
Pompeo është një nga njerëzit më të afërt të ish-presidentit amerikan Donald Trump, ndërkohë që në Shqipëri ka ardhur me ftesë të Taulant Ballës.
Pompeo është një politikan, diplomat dhe biznesmen amerikan që shërbeu nën Presidentin Donald Trump si drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) nga 2017 deri në 2018 dhe si Sekretari i 70- të i Shtetit i Shteteve të Bashkuara nga viti 2018 deri në 2021.