Banorë të lagjes “5 Maji” dhe të Laprakës kanë dalë në protestë kundër shembjes së banesave. Qytetarët janë mbledhur pranë rreth rrotullimit në hyrje të Tiranës e quajtur ndryshe ish-Shqiponja.
Ata kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve që lëvizin në drejtim të Durrësit, ndërsa të pranishëm janë dhe forca të policisë të cilët u kanë bërë thirrje banorëve që të largohen.
Banorët e lagjes “5 Maji” preken nga plani i zhvillimit që parashikon ndërtimin e pallateve të reja kurse banorët e Laprakës preken nga Unaza e Madhe.
Banorët u kanë bërë thirrje Kryeministrit, Edi Rama dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që të mos u shembin banesat.
Shumë prej banorëve kanë dalë në protestë bashkë me fëmijët e tyre të mitur dhe shprehen se shembja e banesave po mbesin pa strehë.
Shumë prej banorëve të njësisë bashkiake numër 8 thonë se kanë marrë njoftim për lirimin e banesave me 1 shkurt dhe 22 shkurt, për shembjen e shtëpive.