albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home SPORT

David Beckham bën gjestin e rrallë, vendos Instagramin e tij në shërbim të mjekëve ukrainas

by Editor
March 21, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
David Beckham bën gjestin e rrallë, vendos Instagramin e tij në shërbim të mjekëve ukrainas
Share on FacebookShare on Twitter

David Beckham i ka dorëzuar kontrollin e llogarisë së tij në Instagram një mjeku në Ukrainë, në përpjekje për të nxjerrë në pah punën e mahnitshme të profesionistëve mjekësorë që kujdesen për pacientët në mes të pushtimit rus të vendit.

Gjatë gjithë të dielës, ish-kapiteni i futbollit të Anglisë, i cili ka qenë ambasador i vullnetit të mirë të UNICEF-it që nga viti 2005, i mundësoi Dr.Iryna, drejtuese e një qendre perinatale në Kharkiv t’iu tregonte 71.6 milionë ndjekësve të tij kushtet në të cilat ajo dhe kolegët e saj po punojnë.
Iryna, e cila identifikohet vetëm me emrin e saj, postoi video dhe imazhe nga objekti në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës në Instagram-in e Beckham dhe zbuloi se si lufta kishte ndikuar në rolin dhe punën e ekipit të saj.

Iryna tha se tani punon “24/7″: “Ekipi im ndoshta rrezikon jetën duke punuar gjatë konfliktit, por ne e duam profesionin tonë. Ditën e parë të luftës, të gjitha gratë shtatzëna dhe nënat u evakuuan në bodrum. Ishin tri orë të tmerrshme që i kaluam së bashku. Fatkeqësisht, ne nuk mund t’i çojmë foshnjat që janë në kujdes intensiv në bodrum, sepse mbështeten në pajisje për shpëtimin e jetës”.

Më pas, mjekja ukrainase postoi fotografi të të porsalindurve në njësinë e kujdesit intensiv, të lidhur me gjeneratorët e oksigjenit. Në një tjetër video, ajo filmoi një nënë të re, Yana, duke mbajtur në krahë djalin e saj, Mykhailo, i cili lindi me probleme të frymëmarrjes.

RELATED STORIES

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

September 18, 2024
Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

September 17, 2024

“Ditët e para ishin më të vështirat. Ne duhej të mësonim se si të punonim me bombardime mbi krye. Dita ime e punës është 24/7 tani, jam këtu gjithë kohës, – vazhdoi Iryna. – Tani, jo vetëm që jam drejtuese e qendrës, por vazhdoj të punoj si anesteziologe pediatrike. Punoj në logjistikë dhe ofroj mbështetje emocionale”.

Beckham ka nisur një thirrje urgjente përmes UNICEF-it për të ndihmuar në ofrimin e ndihmës për të prekurit në vendin e shkatërruar nga lufta. Në Instagram, babai i katër fëmijëve iu kërkoi ndjekësve të tij të dhurojnë për UNICEF-in, i cili po punon në Ukrainë për t’u siguruar familjeve akses në ujë të pastër dhe ushqim, për të siguruar që shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve të vazhdojnë dhe të vlerësojnë situatën e refugjatëve në vendet fqinje:

“Falë donacioneve tuaja, gjeneratorët e oksigjenit po i ndihmojnë të sapolindurit të mbijetojnë në kushte të tmerrshme. Ju lutemi, vazhdoni t’i mbështesni këta njerëz të jashtëzakonshëm! Së bashku ne mund të bëjmë vërtet ndryshimim”.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL