albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Debat mes aktivistit dhe ish-myftiut: S’mund të krahasoni personat LGBT me pedofilët! Jeni paguar për propagandë

by Editor
March 3, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Debat mes aktivistit dhe ish-myftiut: S’mund të krahasoni personat LGBT me pedofilët! Jeni paguar për propagandë
Share on FacebookShare on Twitter

Një debat është zhvilluar sot në MCN Live mes aktivistit Altin Hazizaj dhe ish-myftiut të Tiranës Ylli Gurra lidhur me Kodin e Familjes, ku ministria e Drejtësisë u tërhoq nga drafti ku lejoheshin birësimet nga individë, çka mbështetej nga komuniteti LBGT-që.

Hazizaj akuzoi ish-myftiun dhe kreun e Forumit Mysliman Shqiptar si njerëz të paguar, që janë kundër të drejtave të njeriut dhe nuk kanë respekt për barazinë dhe ligjin.

Gurra tha se feja e ka për obligim dashurinë dhe respektin për të drejtat e njeriut, ndërsa Hazizaj iu drejtua se s’mund të ngatërrosh një person LGBT me një pedofil.

RELATED STORIES

EMRI/ Rexhë Byberi në arrest shtëpie, caktohet kryetarja e komanduar e bashkisë së Tropojës

EMRI/ Rexhë Byberi në arrest shtëpie, caktohet kryetarja e komanduar e bashkisë së Tropojës

September 17, 2024
Skema e diplomave false nga universiteti “Wisdom”, kush është zyrtarja e Arsimit që u korruptua me një çantë “Louis vuitton” 1200 euro

Skema e diplomave false nga universiteti “Wisdom”, kush është zyrtarja e Arsimit që u korruptua me një çantë “Louis vuitton” 1200 euro

September 17, 2024

Pjesë nga debati

Hazizaj: Nuk pres asgjë nga komunitetet fetare të sjellin në Shqipëri përveç shkeljeve masive të të drejtave të njeriut. Këta të dy kanë kurajo të dalin në TV dhe të bëjnë propagandën e armiqve të Shqipërisë!

Gurra: Kjo është e tepërt! Nuk ka lidhje me gjeopolitikën dhe konfliktin Rusi-Ukrainë.

Hazizaj: Keni dalë kundër Kushtetutës.

Gurra: Ne Kushtetutën po citojmë.

Hazizaj: Jeni kundër të drejtave të njeriut. Vazhdoni të bëni propagandën tuaj në sferën tuaj. Nëse dilni në sferën publike ka vetëm një gjë që na bashkon, respekti për ligjin.

Gurra: Këtë e kemi bërë.

Hazizaj: Ju promovoni pabarazinë e qytetarëve shqiptare. Kjo është e paligjshme. Duhet t’u kërkoni falje publike të gjithë qytetarëve!

Gurra: Ne kemi qenë bashkë në disa kauza. Nuk e përkufizoj një revansh kundër një komuniteti tjetër. Ishte e tepërt ajo që thatë që këta njerëz janë të paguar.

Hazizaj: Jam i sigurt që i merrni nga ato vende… Bëji financat publike. Hiqini këto fjalë, që këta nuk janë njerëz normal.

Gurra: Ne kemi obligim të parë dashurinë, respektimin e të drejtave.

Hazizaj: Nuk mund të ngatërrosh personin LGBT me pedofilin.

 

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL