albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Debat në Komisionin e Inceneratorëve për pagat e punonjësve. Tabaku: Marrin 7 mijë euro në muaj, 3 herë më lartë se tregu

by Editor
February 14, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Debat në Komisionin e Inceneratorëve për pagat e punonjësve. Tabaku: Marrin 7 mijë euro në muaj, 3 herë më lartë se tregu
Share on FacebookShare on Twitter

Pagat e larta të punonjësve të kompanisë koncesionare kanë shkaktuar debat në komisionin hetimor të inceneratorëve.

Ishte kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, ajo e cila evidentoi pagat prej 7 mijë euro të punonjësve, të cilat sipas saj janë disa herë më të larta se tregu dhe merren nga fondet publike.

Nga ana tjetër administratorja e kompanisë “Integrated Energy”, Ariola Kodra u shpreh se shoqëria është private dhe ka të drejtën e saj ta vendosë vetë nivelin e pagave, pasi nuk varet nga fondet publike.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

Ndërkohë që Tabaku theksoi se kompania ka marrë 35 milionë euro fonde nga buxheti i shtetit për Inceneratorin e Tiranës.

Pjesë nga diskutimet në komision:

Tabaku: Kam këtu pagat e kompanisë që janë paga tre herë më shumë se mesatarja e tregut, janë paga që paguhen nga fondet publike? Pagat e koncesionarit janë tre herë më të larta se pagat mesatare të tregut mund të më jepni një përgjigje për këtë?

Administratorja Kodra: Shoqëria është shoqëri private dhe ka të drejtë të vendosë standardin e pagave në varësi të politikave të saj

Tabaku: Pagat të cilat janë në nivelin e 7 mijë euro janë më të larta se tregu dhe çdo gjë tjetër. 7 mijë euro dhe mos harroni se janë paguar 35 milionë euro nga fondet publike për këtë kontratë. Ky është shqetësimi?!

Administratorja Kodra: Shoqëria nuk operon me fondet publike, por me fondet e saj private.

Tabaku: Shoqëria operon me fonde publike dhe do t’ua tregoj unë si operon në bazë të raportit të Ministrisë së Financave.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL