albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Deklarata për abortin, Roza Lati: Ja çfarë më tha Rita pas eliminimit

by Editor
May 12, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Deklarata për abortin, Roza Lati: Ja çfarë më tha Rita pas eliminimit
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-banorja e BBV, Roza Lati, pasi përfundoi rrugëtimin e saj në ‘BBVIP’,  foli për rrëfimin tejet personal që bëri gjatë rrugëtimit të saj në BBV ku tregoi se kishte abortuar një fëmijë, duke thënë edhe arsyen se pse zgjodhi ta tregonte.

Ajo u shpreh se ka dashur që njerëzit ta njohin atë më mirë, ashtu siç ajo është në të vërtetë, ndërsa u shpreh më tej se “doja të njihnin këtë shpirtin tim të vrarë dhe vajzat që janë ndodhur në pozicionin tim, të gjenin forcë nëpërmjet meje’.

“Thjesht kam dashur që të më njohin zemrën, të më njohin si jam unë Roza e vërtetë, siç më njohin miqtë e mi të jashtëm. Të jesh vajzë ekrani mbi të gjitha karakter rebel si puna ime, na kanë përndjekur paragjykimet pa na njohur mirë.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Aq sa më kanë drejtë që moderatorja që flet troç, moderatorja rebele aq më kanë gjykuar edhe për gocë arrogante, menefregiste ndërkohë që unë kam një shpirt shumë të butë dhe jam shumë e dashur.

Jam e ndjeshme dhe e ndërgjegjshme, jam vajzë që mbaj përgjegjësi për gjerat e mia. Doja të më njihnin anën tjetër. Më erdhi ftesa për Big Brother në vitin tim të zi dhe doja të njihnin këtë shpirtin tim të vrarë dhe vajzat që janë ndodhur në pozicionin tim, të gjenin forcë nëpërmjet meje”, tha Roza.

Ndër të tjera, e pyetur rreth ish-partnerit të saj, se si e ka pritur ai rrëfimin e Rozës rreth abortit, moderatorja refuzoi të përgjigjej, duke thënë ‘nuk dua të flas për këtë temë’.

Po ashtu, Roza ka treguar dhe takimin me të ëmën pas eliminimit, ku tha se Rita Lati është shprehur tepër krenare për të.

“Tani që dola, ju mbushën sytë me lot dhe më tha jam shumë krenare për ty. Ke fituar zemrën e publikut më tha. Për mua kjo është arritje, unë e kam fituar Big Brother-in tim”, tha moderatorja.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL