albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Denoncimi: Me bekimin e Neritan Cekës, edhe Bylisi si Butrinti

by Editor
April 6, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Denoncimi: Me bekimin e Neritan Cekës, edhe Bylisi si Butrinti
Share on FacebookShare on Twitter

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka postuar sot një foto në rrjetin social ‘Facebook’, pas denoncimit për marrjen e Parkut Kombëtar të Bylisit nga AADF. Në foto, sipas forumit është arkeologu dhe kryetari i Bordit Shkencor të Butrintit financuar nga AADF. Neritan Ceka në një kafe pune me një personazh te quajtur Ilir Parangoni.

Postimi i plotë:

Pas denoncimit te Forumit per marrjen e Parkut te Bylis nga AADF na kane derguar kete foto. Prof. Neritan Ceka, nje arkeolog me reputacion nderkombetar, botues i dhjetra librave arkeologjike dhe historike. Drejtues i fushatave arkeologjike per disa dekada. Arkeologu qe germoi Qytetin Antik te Bylis. Drejtues i Institutit te Arkeologjise menjehere pas renies se Komunizmit.

RELATED STORIES

EMRI/ Rexhë Byberi në arrest shtëpie, caktohet kryetarja e komanduar e bashkisë së Tropojës

EMRI/ Rexhë Byberi në arrest shtëpie, caktohet kryetarja e komanduar e bashkisë së Tropojës

September 17, 2024
Skema e diplomave false nga universiteti “Wisdom”, kush është zyrtarja e Arsimit që u korruptua me një çantë “Louis vuitton” 1200 euro

Skema e diplomave false nga universiteti “Wisdom”, kush është zyrtarja e Arsimit që u korruptua me një çantë “Louis vuitton” 1200 euro

September 17, 2024

Nje nga themeluesit e Partise Demokratike, nen Kryetar i Kuvendit. Themelues i Partise Aleanca Demokratike. Minister i Brendshem. Ambasador i Republikes se Shqiperise ne Itali. Drejtues i komisionit te perhershem te Arkeologjise prane Akademise se Shkencave. Kohet e fundit Kryetar i Bordit Shkencor te Butrintit financuar nga AADF.

(Nje nga kundershtaret publike te formules se dhenies me koncesion te Butrintit si Park Kombetar per AADF ( Fondit Shqiptaro Amerikan per Zhvillim) ne nje kafe pune me nje personazh te quajtur Ilir Parangoni. Nje emer i pa njohur ne fushen e Trashegimise Kulturore pa asnje kontribut. Asnje veper te botuar. Asnje botim shkencor ne arkeologji

Punonjes i AADF dhe nje nga sherbyesit e pa princip te skemes se marjes ne administrim te Parkut te Butrintit apo edhe te parqeve te tjera nga AADF. I njohur vetem per letrat kercenuese qe ju dergonte specialisteve nderkombetare qe shpreheshin kunder menyres se si AADF kerkonte te rrembente Butrintin. Kercenues i punonjesve shteteror te Parkut te Butrintit, veper kjo e denoncuar ga Deputetja Ina Zhupa

Tani me urdher te AADF dhe me sa duket me bekimin e Prof Cekes kerkojne te fusin ne administrimin edhe Parkun Kombetar te Bylis nen administrimin e AADF.

Duhet thene se Projekti per Qytetin Antik te Bylis financohet nga nje grant prej 6 milion euro nga Zyra e Bashkimit Europian, zbatohet nga nje NGO italiane dhe ku nje nga zerat me kritik kunder ketij Projekti ka qene prof Neritan Ceka.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL