albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Deputeti britanik: Serbia do të shkaktojë dhunë në Kosovë

by Editor
February 15, 2023
Reading Time: 2 mins read
0
Deputeti britanik: Serbia do të shkaktojë dhunë në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti britanik Alex Sobel ka folur për Kosovën.

Gjatë fjalimit të tij, Sobel ka thënë se Kosova është një shtet i ri për të cilin Mbretëria e Bashkuar ka luajtur rol të rëndësishëm për të ndaluar gjenocidin para 20 vitesh.

Ai ka theksuar se tani situata është duke u tensionuar sërish për shkak të Rusisë, e cila qëndron pas tensioneve në rajon.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025
Në videon e shpërndarë, ai dëgjohet duke treguar për një vizitë që ka zhvilluar në Kosovë gjatë vitit të kaluar bashkë me disa deputetë të tjerë dhe për takimet e realizuara me kryeministrin e Kosovës, me presidenten dhe KFOR-in, duke shtuar se ka mësuar se situata e sigurisë është përkeqësuar.

“Dua të ndaj shqetësimet e Kosovës se Serbia do të shkaktojë dhunë në Kosovë, duke kërcënuar paqen dhe stabilitetin në vend e rajon. Serbia tashmë e ka bërë një gjë të tillë në Bosnje dhe Hercegovinë, përmes ‘Republikës Srbska’ dhe po tenton të njëjtën gjë edhe në Kosovë. Serbët në Kosovë trajtohen me respekt dhe se duhet të sigurohen marrëdhëniet midis dy etnive në Kosovë, për një Kosovë stabile,” tha ai.

Deputeti ka shtuar se serbët me qëllim duan të destabilizojnë Kosovën, duke penguar edhe progresin e dialogut.

“Megjithatë, serbët me qëllim tentojnë të destabilizojnë Kosovën, duke penguar progresin e dialogut, në veçanti propozimin franko-gjerman të mbështetur nga Bashkimi Evropian,” shtoi Sobel.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL