albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Deputetja e PD publikon videon dhe denoncon: Ermonela Felaj ka qenë pjesëmarrëse në koncesionin e inceneratorëve

Ina Zhupa, Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka denoncuar se nënkryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve është në konflikt interesi, pasi kur ka qenë ministre ishte pjesëmarrëse në koncesionin e inceneratorëve

by Editor
February 15, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

“Nga qëndrimi i rezervuar tek mbrojtëse e flaktë e inceneratorëve. Ndryshimi i qëndrimit nga Felaj është i pashpjegueshëm, aq më shumë kur çdo ditë zbulohen fakte të tmerrshme të kësaj afere korruptive prej 430 milion eurosh.Nënkryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Ermonela Felaj, në funksionin e saj si ministre shteti për marrëdhëniet me Parlamentin, ka qenë pjesëmarrëse në procedurat e dhënies me koncesion të inceneratorëve”, shkruan Zhupa.

Denoncimi i Ina Zhupes

Nga qëndrimi i rezervuar tek mbrojtëse e flaktë e inceneratorëve. Ndryshimi i qëndrimit nga Felaj është i pashpjegueshëm, aq më shumë kur çdo ditë zbulohen fakte të tmerrshme të kësaj afere korruptive prej 430 milion eurosh.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

Nënkryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Ermonela Felaj, në funksionin e saj si ministre shteti për marrëdhëniet me Parlamentin, ka qenë pjesëmarrëse në procedurat e dhënies me koncesion të inceneratorëve.

Sot shqiptarët e shohin se si janë vjedhur paratë e tyre.

Pagesat për inceneratorin e Tiranës kanë filluar 2 vjet para se të nisin punimet;
Incenerimi nuk ka nisur, por prej 2018-ës qytetarët paguajnë 29 euro/ton;
850 mijë euro të faturuara për udhëtime në mes të pandemisë;
10 milionë lekë në muaj janë paguar për Edmond Bllako, babai i deputetit socialist Alqi Bllako;
Dokumentet tregojnë se Administratori i incenerarorit të Fierit është paguar me 9 milionë lekë në muaj, por ky fakt mohohet prej ti.
Një proces i tillë ku është përfshirë thuajse e gjithë qeveria nuk do të ishte e mundur pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës.

Edi Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL