Një 2-vjeçar ka humbur tragjikisht jetën sot në Levan të Fierit. I vogli i familjes Rasha humbi jetën në spital, teksa po luante në oborrin e shtëpisë me bombolën e oksigjenit.
Kjo e fundit ishte mbledhur si hekurishte për t’u shitur më pas për skrap, ndërsa i ra fëmijës në kokë.
Roland Rasha u nis në spital, por për shkak të plagëve humbi jetën.
Familjarët dhe prindërit e të miturit kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes.
“Ka qenë duke luajtur dhe bombula e gazit i ra në kokë. Ndërroi jetë rrugës për në spital”– tha një prej fqinjëve të familjes.