albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

DETAJE/ Atentati ndaj 39-vjeçarit në Greqi, autori shqiptar me precedentë të mëparshëm 

by Editor
September 17, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
DETAJE/ Atentati ndaj 39-vjeçarit në Greqi, autori shqiptar me precedentë të mëparshëm 
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i një 39-vjeçari në Greqi.

Sipas mediave të huaja, autori është një shqiptar, i cili rezulton me precedent të mëparshëm penalë.

Autori i dyshuar është identifikuar si Geni Cato nga Përmeti, aktualisht i paraburgosur në Greqi.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

37-vjeçari shqiptar ka tentuar të vrasë shtetasin grek, teksa ishte në makinë së bashku me nënën e tij. Ai do përballet me akuzën “vrasje e mbetur në tentative”, ndërsa është i pandehur me të kaluar të rëndë kriminale.

Si ndodhi ngjarja?

Siç shkruajnë mediat e huaja, ngjarja ka ndodhur më 8 dhjetor të vitit të shkuar. Dy persona teksa udhëtonin me një motoçikletë pa targa, i janë afruar kamionit në të cilin lëvizte 39-vjeçari dhe nëna e tij. Papritur pasagjeri qëlloi me armë drejt shoferit. Nga kamerat e sigurisë rezultoi se autorët u larguan në drejtim të një rruge të caktuar ndërsa pasagjeri zbriti dhe më pas u hodh nga një gardh dhe u zhduk.

Drejtuesi i mjetit duke ecur me shpejtësi të madhe u larguar drejt “Iera Odo”. Shtetasi grek ka tentuar të ndjekë autorët, por pa rezultat. Vëllai i 39-vjeçarit dëshmoi se ndoshta ka qenë objektivi për shkak të një mosmarrëveshjeje ligjore që ka pasur për nje biznes të tijin. Në fakt, ai kishte qenë shënjestër në të kaluarën pasi ishte sulmuar nga persona të panjohur një muaj më parë, pikërisht më 9.11.2023. Sulmi është denoncuar në polici dhe ka nisur hetimi paraprak. Ishin autoritet që identifikuan autorin e dyshuar.

Cato njihej nga policia greke si pjestar i grupit të “kryekumbarëve” grekë të vrarë, Vasilis Grivas dhe Giorgos Litsa. Në korrik të këtij viti, Catos iu komunikua një tjetër akuzë në burgun e Nafplios ku ndodhet. Ai u akuzua si pjesë e një grupi kriminal që vendoste gjoba në biznese, kryente shpërthime, zjarrvënie, dëmtime trupore, falsifikime, vjedhje e trafik droge.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL