albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

DETAJE/ Naim Murseli u takua me autorin e krimit para vrasjes së Liridonës, policia hap kamerat

by Editor
December 1, 2023
Reading Time: 2 mins read
0
DETAJE/ Naim Murseli u takua me autorin e krimit para vrasjes së Liridonës, policia hap kamerat
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmjen e së mërkurës, 29 nentor, një vrasje në rrugën “Dalip Alshiqi” tronditi Prishtinën. Raportimet fillestare pohuan se Liridona Murseli u vra nga disa grabitës, teksa po udhëtonte me makinë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Policia ka arrestuar sot bashkëshortin e të ndjerës, Naim Murselin, ish-këshilltar i Behgjet Pacollit.

Burimet e njëjta kanë pohuar se Naimi ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në vrasjen e bashkëshortes së tij.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Janë gjetur prova bindëse që dëshmojnë fajësinë e Naimit në këtë rast. Sipas tyre, ekzistojnë xhirime të kamerave që dëshmojnë se Naim Murseli, është takuar me autorin e vrasjes së Liridonës.

Ky i fundit është arrestuar po ashtu nga policia. Burime të Indeksonline kanë shtuar se i dyshuari në fjalë është Granit Plava. Plava ka pranuar akuzën, duke shtuar dyshimet që vrasja është porositur nga vet Naim Murseli.

Ai dhe Murseli raportohet të jenë bashkëfshatarë. Ndërkohë, Policia ka bërë të ditur se hetime intensive janë duke u zhvilluar në Gjakovë.

“Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar.

Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë” ka bërë të ditur policia.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL