albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Detaje nga ekzekutimi mafioz në Frankfurt/ Përplasje mes klaneve kurde! Historia nisi në Antalya

by Editor
August 23, 2024
Reading Time: 1 min read
0
Detaje nga ekzekutimi mafioz në Frankfurt/ Përplasje mes klaneve kurde! Historia nisi në Antalya
Share on FacebookShare on Twitter

FRANKFURT- Prokuroria publike ende nuk ka zbardhur motivin e të shtënave fatale në Frankfurt. Por ngjarja ku mbeti viktimë një 27-vjeçar është një histori krimi që ka nisur mbi tetë vjet më parë.

“Pas të shtënave fatale në Stacionin Qendror të Frankfurtit, i dyshuari ende nuk ka komentuar mbi akuzat,” tha të enjten zëdhënësi i prokurorisë publike të Frankfurtit, Dominik Mies.

Siç raportohet motivi i vrasësit ka të ngjarë të lidhet me një grindje të përgjakshme që filloi në Turqi në vitin 2016.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

27-vjeçari që u qëllua në Frankfurt mbrëmjen e së martës, thuhet se është përgjegjës për vdekjen e një personi. Sipas portalit kurd “Rudaw.net” dhe gazetës turke “Sabah”, i riu mësohet të ketë qëlluar në maj një biznesmen nga Antalia, të cilin e kishte fajësuar për vrasjen e vëllait të tij në vitin 2016.

Pas krimit, 27-vjeçari është arratisur në Gjermani. Në Gjermani, xhaxhai i biznesmenit të vrarë nga Ankaraja më në fund i ka rënë në gjurmë dhe e ka qëlluar në Stacionin Qendror të Frankfurtit. Sipas gazetës “Bild”, i dyshuari 54-vjeçar drejton një snack bar në Pyllin e Zi dhe ka leje qëndrimi në Gjermani.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL