Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të edukatores dhe kuzhinieres pasi dyshohet që kanë dhunuar një fëmijë 3-vjeçar.
Sipas Prokurorisë ato akuzohen për veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.
“Ju njoftojmë se pas publikimit të video-incizimit në media dhe portale, mbi dyshimet për keqtrajtim të një fëmijë në njërën nga çerdhet në Fushë Kosovë, Prokurori i Shtetit menjëherë ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, si dhe në koordinim me institucionet e tjera relevante janë angazhuar në trajtimin e këtij rasti, ashtu që pas përfundimit të hetimeve preliminare, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personave të lartcekur, në kohëzgjatje prej 48 orësh”, thuhet në komunikatën për media.
Më tej bëhet e ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, fëmija është dërguar për t’i përfunduar ekzaminimet e nevojshme mjeko-ligjore.
Në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku shihet se si një fëmijë i moshës 3-vjeçare tërhiqej zvarrë nga dy edukatore në një çerdhe në Fushë Kosovë.
Pas marrjes në pyetje, në orët e pasdites Policia e Kosovës të martën ka ndalimuar prej 48 orësh 64-vjeçaren me inicialet N.M dhe 56-vjeçaren N.H