albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

DINAMIKA/ Djemtë u zunë dje, baballarët u “sqaruan” me armë sot! Si ndodhi ngjarja e rëndë me dy viktima në Roskovec

by Editor
September 10, 2024
Reading Time: 3 mins read
0
DINAMIKA/ Djemtë u zunë dje, baballarët u “sqaruan” me armë sot! Si ndodhi ngjarja e rëndë me dy viktima në Roskovec
Share on FacebookShare on Twitter

Dy viktima të pafajshëm, ishte bilanci i kësaj të marte në vendin tonë. Lavdërim dhe Gramoz Kurtaj, vëllezër me njëri-tjetrin, humbën jetën në vend pas plumbave që dolën nga kallashnikovi i Altin Kukës.

Ky i fundit, shkoi në lokalin që vëllezërit e kishin në pronësi dhe do sqarohej me ta, pas një konflikti që djali i autorit kishte me fëmijën e njerit prej viktimave. Ngjarja e rëndë që tronditi fshatin Kurjan ndodhi rreth orës 14:00.

“Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

https://youtube.com/watch?v=VAZxSBiRvfY%3Ffeature%3Doembed

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, autori Altin Kuka është vetëdorëzuar në polici, së bashku me armën e krimit.

Banorët të tronditur

Ngjarja e rëndë në fshatin Kurjan të Roskovecit, tronditi jo pak banorët e zonës, të cilët shprehen se asgjë nuk mund ta jutifikojë këtë që ndodhi. Sipas tyre, autori dhe viktimat njiheshin me njëri-tjetrin, madje kanë patur edhe marrëdhënie të mira.

“Dy vëllezërit ishin model i shoqërisë, kishin biznese dhe ishin bamirës për Kurjanin dhe Roskovecin. Edhe autori ishte bashkëfshatari jonë, s’dimë çfarë të themi”, tha njëri ga banorët e zonës.

“E mora vesh në televizor, i kemi shokë. Viktimat ishin vëllezër, çuna të mirë.Edhe autori nga fshati është, aty matanë e ka shtëpinë. S’na ka ndodhur ndonjëherë këto gjëra, edhe një pulë kur vritet të dhëmb, jo më dy vëllezër”, tha një tjetër banor.

https://youtube.com/watch?v=bqfLkEs_p4A%3Fstart%3D11%26feature%3Doembed

Pas gjithë kësaj tronditje, ajo që mbeti pas ishin lot trishtimi, dhe thirrjet e pafajshme të një fëmije, i cili këkronte babain e tij pas tragjedisë.

Shoqërimet në polici

Pas ngjarjes, policia ka shoqëruar në komisarit djalin e autorit, që ishte edhe “molla e sherrit” që përfundoj në tragjedi.

Po ashtu, mësohet se janë shoqëruar edhe persona të tjerë, familjarë të viktimave dhe autorit, për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë. Policia gjithashtu po heton për ndonjë konflikt të mëhershëm mes palëve, që u mbyll këtë të martë me dy të vrarë.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL