Ditën e djeshme ka pasur një debat të tensionuar mes Kiarës dhe Oltës, teksa gjatë gjithë kohës nuk kanë munguar edhe kunjat.
Së fundmi për të hapur vend për të rinjtë, Luizi i ka zhvendosur rrobat tek dollapi i Kiarës, ndërkohë që Olta e ka cilësuar këtë të fundit si kollovar.
Olta: Kollovar do shkosh tek shtëpia e gruas!
Kiara: Nuk quhet kollovar ashtu!
Olta: Nuk e di unë kështu quhesh. Nuk është fjalë e keqe ajo Kiara pse të djeg ty!
Kiara: Unë e di me çfarë tendence i thua fjalët
Olta: Ç’tendencë moj, shumë e qartë ishte
Kiara: I thua gjërat për t’i acaruar njerëzit
Olta: Aman se s’jemi marr vesh ndonjëherë ne të dyja
Kiara: Jo mi jemi marrë vesh shumë mirë
Olta: Kur flasim si njerëz merremi vesh, por ti herë pas here zgjohesh dhe do të luash, aty s’merremi vesh
Kiara: Unë s’luaj fare me ty të them të drejtën. S’kam loz asnjëherë, thjesht ça kam pas t’i kam thënë. Ti i ke marrë si provokime. Mbaj vendin që të takon, kaq po të them unë. Mos thuaj jo kollovari, jo… se këto gjëra s’ti toleroj as unë, as Luizi
Olta: O Kiara ça halli ke se s’po të kuptoj?
Kiara: Mos fol pra, ç’të duhet ty ku i çon ai rrobat?
Olta: Unë them çfarë të dua o goc!
Kiara: Këto janë muhabete personale
Olta: Muhabete personale përpara kamerave?
Kiara: Personale janë, kur bëhet fjalë për shtëpinë time jashtë personale janë Olta!