albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Do jetë fitore spektakolare/ Zbulohet plani sesi do e fitoj bindshëm kandidati Sali Berishës Shkodrën

by Editor
January 31, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Bardh Spahia, ish-deputet dhe mjek në profesion, do të jetë kandidati i Komisionit të Rithemelimit për zgjedhjet e 6 Marsit në Bashkinë e Shkodrës.

Ai u votua me më shumë se 1 mijë vota, në primaret që u mbajtën dje në 6 degë të PD-së, ku anëtarësia ka zgjedhur kandidatët preferencialë.

Duke folur me gazetarët, Spahia tha se zgjedhjet do të fitohen nga demokratët e vërtetë. Kandidati Spahia tha se nuk ka asnjë vend për hakmarrje, dhe se qëllimi i tij do të jetë përmirësimi i jetës së qytetarëve shkodranë.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

‘E konsideroj një ditë të madhe për demokracinë shqiptare. Mendoj se ky shembull që fillon nga Shkodra me bën të ndihem krenar jo mua, çdo demokrat dhe jo vetëm por çdo qytetar që është pjesë e këtij procesi që jo pa qëllim e konsideroj historik

Zgjedhjet në Shkodër do të fitohen nga demokratët e vërtetë. Qyteti i Shkodrës do të di të japë vlerësimin e vet për të renë dhe për mbrojtjen e interesit publik. Nuk ka vend për hakmarrje në gjithë impenjimin tonë, qëllimi im kryesor është përfaqësimi interesit të qytetarëve shkodranë.

Qytetarët shkodranë për orë e orë të tëra mbajtën një rrallë të jashtëzakonshme për të votuar. Bashkimin më të mirë e bën shumica, qytetarët e ndershëm ti bashkohen shumicës.’- tha Spahia.

Sa i takon akuzave nga PD e Lulzim Bashës se Berisha dhe Rama janë pjesë e të njëjtës parti, Spahia tha se qytetarët shkodranë e dhanë përgjigjen e tyre me pjesëmarrjen në primare.

I pyetur nëse kishte një apel për bashkim, Spahia tha: Qytetarët ti bashkohen shumicës, për të rikthyer shkëlqimin e vërtetë të Shkodrës. Le të fillojë nga Shkodra procesi i demokratizimit, le të bëhemi promotorë për të ndryshuar faqen e të gjithë Shqipërisë.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL