Dashamir Çela një blegtor me përvojë nga fshati Samaticë i Beratit falimentoi pak muaj më parë.
Mbylli fermën e gjedhit me të cilën kishte kaluar gjysmën e jetës dhe u nis si emigrant drejt Gjermanisë, pasi iu refuzua mbështetja me subvencion nga programi IPARD për një detaj honorifik që kishte të bënte me distancën e stallës nga banesa.
Drama e Dashamirit është si ajo e shumë fermerëve shqiptarë, që po detyrohen të largohen, pasi nuk arrijnë të mbijetojnë me aktivitetin e tyre. Ndërkohë fonde që duhen të shkonin për mbështetjen e tyre u janë dhënë personave që ishin të lidhur me incerneratorin e Tiranës.
Fondet janë grand i pakthyeshëm që Bashkimi Europian i jep qeverisë shqiptare si mbështetje për rritjen e kapaciteteve në bujqësi. Keqpërdorimin e fondeve IPARD e ka denoncuar në media këto ditë eksperti i blegtorisë Ervin Resuli.
Nga dokumentet, investitori E B (i regjistruar si person fizik) është përfituesi i 310 mijë eurove dhe njëkohësisht është punonjës i inceneratorit të Tiranës, me të drejtë firme me kopetenca të plota i kompanisë Integrated Energjy BV SPV” . Në disa kontrata figuron dhe si punëtor, me pas i blen-shet toka me inceneratorin dhe në fund admnistrator i tij 9të drejtë firme).
Pas aplikimit me asistencën e “Consulting Se Partners” AZHBR ka shpallur fitues personin fizik E B nga fondet e programi IPARD 2020 -2021 me mbështetjen maksimale të skemës 65% te vlerës më shumë 310 mije euro.
Si u ndërtua skema e përfitimit të fondeve nga IPARD
Me datën 16 gusht 2021 shoqëria “Integrates Energy BV SPV” që ka marrë me koncesion ndërtimin dhe operimin e incerneratorit të Tiranës i ka shitur shtetasit E.B një sipërfaqe toke arë 8500 metër katror në zonë e Sharrës ( shih kontratën noteriale bashkëngjitur).
Më pas shtetasi E.B. ka një kontratë konsulence me kompaninë “Consulting SE Partners” në pronësi të Stelja Gugallës që të lotësojë të gjitha dokumentet e nevojshme tek Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural për të përfituar fonde për ndërtimin e një fermë hidroponike në zonën e Sharrës.
Me 22 shkurt 2022 personi E.B. bëhet administrator me të drejtë firmë dhe përfaqësimi i inceneratorit të Tiranës.
Ndërsa AZHBR e ka shpallur fitues personin EB me një vlerë 310 mijë euro.
Ndonëse fondi ka shkuar në një projekt bujqësor sipas destibacionit, aksesi preferencial është problemi konkret që kontestohet.
IPARD mund të krenohet me serën, por Dashamir Çela nuk ka shans të marrë mbështetje, pasi fondet nuk janë të mjaftueshme për të gjithë../B.Hoxha.