albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Doli nga pylli dhe u ngjit drejt kodrës”, dëshmitari zbardh dinamikën e vrasjes së Faton Hajrizit: Dëgjova të shtëna dhe…

by Editor
July 19, 2024
Reading Time: 1 min read
0
‘Qëlloi drejt policisë’! Mediat serbe: Si u vra shqiptari Faton Hajrizi?
Share on FacebookShare on Twitter

I arratisuri nga Burgu i Smrekonicës, Faton Hajrizi është vrarë sot nga policia serbe pas një shkëmbimi zjarri.

Një dëshmitar okular ka zbuluar për Kurir dinamikën e ngjarjes, duke treguar se e pa Hajrizin duke dalë nga pylli nga dritarja e banesës së tij.

“Pashë nga dritarja dhe pashë një burrë, i cili më vonë kuptova se ishte personi që vrau policin. Doli nga pylli dhe filloi të vraponte lartë në kodër. Menjëherë u ngjita në tarracë ku pata një pamje më të mirë”, tregoi ai.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Dëgjova sërish të shtëna dhe pashë momentin kur ai ra në bar. Pak sekonda më vonë, forcat speciale dolën me vrap nga pylli dhe duke qenë se nuk kishin pamje të mirë për shkak të barit të lartë më pyetën se ‘a ra, a ra?’”, tha Midorag Kojiç.

Ai më tej tha se e konfirmoi për policinë serbe se njeriu që po e ndiqnin kishte rënë në bar, teksa më vonë, sipas tij, kanë ardhur edhe policë të tjerë.

Hajrizi dyshohet se në mesnatën e të mërkurës ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër në Lloznicë, duke bërë që autoritetet serbe të vendoseshin në kërkim të tij.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL