albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home JETË/STIL

“Donaldin e kam shok, Iliri e meritonte”, Kledi flet pas finales së “Big Brother VIP”: Ishte shumë e vështirë

by Editor
February 23, 2022
Reading Time: 1 min read
0
“Donaldin e kam shok, Iliri e meritonte”, Kledi flet pas finales së “Big Brother VIP”: Ishte shumë e vështirë
Share on FacebookShare on Twitter

Kledi Hysa është ndalur të flasë për eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP”, por edhe për marrëdhënien me banorët e tjerë, pas finales së madhe.

Kledi ka komentuar fitoren e Ilir Shaqirit, për të cilin tha se ishte konkurrenti më i fortë në shtëpi. Ai shtoi se mbështeste Donaldin, duke qenë se me të ka një raport më të afërt, por shtoi se Iliri e meritonte të fitonte, ndërkohë që Donaldi ishte ai që luajti më me shpirt.

“Të katërt finalistet kanë bërë lojë  të  shkëlqyer,sepse ishte një lojë e vështirë. 135 ditë, ishte shumë. Unë isha aty vetëm 50 ditë dhe për ata ka qenë dyfish më e vështirë. Iliri dhe Donaldi ishin më të fortët, dihej që në fillim. Ishin lojtarët që nuk i kane lënë asgjë mangut njëri-tjetrit. Iliri ishte banori më i fortë në shtëpi, Donaldi nga ana tjetër ishte ai që luajti më me shumë shpirt. Sigurisht unë isha me Donaldin, jemi miq dhe kemi folur, por e përgëzoj Ilirin sepse e meritonte.”– tha Kledi.

Ai shtoi se me Donaldin ka folur pas finales, duke shtuar se do të takohen së shpejti bashkë pasi vazhdojnë të jenë miq, por po i japin kohë njëri-tjetrit për tu qetësuar.

RELATED STORIES

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024
Kjo është shenja më me fat e kësaj jave

Suksesi vjen kur nuk e prisni! Shenjat më me fat të Horoskopit këtë javë, me eklipsin e Hënës tek Peshqit

September 16, 2024

“Donaldin e kam takuar vetëm te fetsa, por do takohemi këto ditë, sa të  qetësohemi të gjithë sepse  kemi nevojë. Do gjejmë kohën të flasim, sepse na ka marrë malli.”-tha Kledi.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL