albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Drejtë fitores në Durrës/ Ardian Muka: Më 6 mars votoni për ndryshimin, do i kthej bashkinë durrsakëve

by Editor
March 3, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Drejtë fitores në Durrës/ Ardian Muka: Më 6 mars votoni për ndryshimin, do i kthej bashkinë durrsakëve
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’ për Bashkinë Durrës, Ardian Muka, deklaroi në mbyllje të fushatës për zgjedhjet e 6 marsit se pushteti ka abuzuar me qytetarët ndërsa shtoi se durrsakët nuk presin dot më dhe tashmë do t’ua kthejë bashkinë atyre. Muka tha se do të drejtojë një bashki për qytetarët dhe jo për oligarkët.

“Një bashki që i shërben durrsakut të thjeshtë. Një bashki që nuk i shërben asnjë partie, që i rri larg politikës dhe do jetë afër qytetarëve. Në këto ditë dhe javë kemi trokitur në dyert e durrsakëve, por më shumë në dyert e zemrave të tyre që u hapën për ne. U bashkuan me pasionin tonë për t’i shërbyer ndryshimit. Ndryshimi do vijë nga zotimi ynë për të shërbyer dhe zotësia jonë.”-tha Muka.

Ardian Muka tha se do të mbyllin të gjitha procedurat dhe pagesat për qytetarët që duan të riparojë banesat e tyre të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019.
“Trashëgimi kulturore dhe turizmi do jenë shtylla të rëndësishme, të ndërthurura do krijojnë vende pune ku të rinjtë durrsakë të qëndrojë pranë familjeve të tyre. Do pastrojmë qytetin. Bujqësia do jetë prioritet ku produktet bio furnizojnë strukturat hoteliere. Rinisë do t’i krijojmë kushte të shkollohet dhe të punësohet në Durrësin e bukur.”-u shpreh Muka.

Kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ i bëri thirrje qytetarëve që më 6 mars të bashkohen me ndryshimin me energji, pasion dhe guxim.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Kemi shumë për të takuar. Do ndryshojmë faqen e bashkisë sonë. Falenderoj ata që u bashkuan. Kam një thirrje, të vazhdojmë këtë rrugëtim me më shumë pasion, energji, guxim dhe kurajo. Të bashkuar do fitojmë.”-tha Muka.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL