albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Dridhet” Tirana! Kërcënimi i Trumpit “prek” Shqipërinë?

by Editor
February 13, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
“Dridhet” Tirana! Kërcënimi i Trumpit “prek” Shqipërinë?
Share on FacebookShare on Twitter

Komentet e Donald Trumpit, kandidati kryesor për të siguruar nominimin e Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale të këtij viti se nëse fiton, do të lejonte Rusinë t’u bënte “çfarë të donte shteteve të NATO-s që nuk kanë paguar 2 për qind të buxhetit të tyre për mbrojtjen”, ngjallën shqetësim mes vendeve anëtare të aleancës, që SHBA-në e sheh si boshtin e mbështetjes së saj.

Gjatë një tubimi në Conway të Karolinës së Jugut, Trump kujtoi se si gjatë kohës kur ishte president i kishte thënë një anëtari të NATO-s, të cilin nuk e identifikoi, se do të tërhiqte ndihmën e Shteteve të Bashkuara për ata që nuk përmbushin detyrimet financiare ndaj organizatës ushtarake.

“Nuk keni paguar? Jeni shkelës i rregullave?” Jo, unë nuk do t’iu mbroj. Në fakt, do t’i nxisja të bëjnë çfarë t’u ketë qejfi. Duhet paguar. Duhet të paguani faturat tuaja”,tha ai. Por s ai përmbushin vërtet anëtarët e aleancës detyrimet ushtarake?

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Në 2023-shin, sipas REL, vetëm 11 nga 31 vendet anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) zbatuan udhëzuesin e aleancës ushtarake për shpenzime që mbërrijnë nivelin dy për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtje.

E para në listën e te “dalluarve” është Polonia me 3.9%, që i druhet shumë një agresioni rus dhe po investon masivisht tek mbrojtja. Pas saj vjen vetë SHBA-ja me 3,49%, Greqia me 3.01, vendet balltike, Finlanda e anëtarësuar prillin e vitit që shkoi, Rumania, Hungaria, Anglia e Sllovakia.

Përpos tyre, anëtaret e tjerë përfshirë Shqipërinë me 1.76%, nuk e arrijnë objektivin e pretenduar nga Trump. Vendi ynë megjithatë, rezulton më korrekt se Holanda, Norvegjia dhe vetë Gjermania që paguan 1.57% të PBB-së, apo edhe se Italia e Turqia, ndërsa i fundit në renditje është shteti i pasur i Luksemburgut me vetëm 0.72%.

Komentet e Trumpit kanë rizgjuar shqetësimet mbi angazhimin e SHBA-së nëse ai fiton zgjedhjet dhe të hënën kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi se industritë e mbrojtjes mund të llogarisin rritjen e shpenzimeve ushtarake nga Qeveria e tij dhe se ajo do ta përmbushë përkushtimin e vet për të shpenzuar 2 për qind nga bruto prodhimi i brendshëm (GDP) për mbrojtjen e NATO-s./ REL

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL