albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Droni që alarmoi burgun e Peqinit, çfarë u tentua të futej brenda

by Editor
September 13, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Droni që alarmoi burgun e Peqinit, çfarë u tentua të futej brenda
Share on FacebookShare on Twitter

Kokainë, kanabis, telefona celularë dhe karikues janë hedhur nga droni brenda rrethimit të burgut të Peqinit.

Ndërkohë dalin fotot me sendet e gjetura, ku shihen qartë dozat e kokainës dhe kanabisit, sikurse edhe telefonat celularë.

Më herët Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve reagoi përmes një deklarate ku sqaroi se droni është konstatuar duke hedhur disa pako brenda burgut rreth orës 20:37 të mbrëmjes së djeshme.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Pas kontrolleve të detajuara, është zbuluar se një nga pakot përmbante dy aparate celularë, një iPhone 11 dhe një iPhone 11 Pro Max, si dhe tetë fisha për karikimin e telefonave. Në një tjetër pako u gjetën 380 gramë të dyshuar kanabis sativa, të ndara në doza të vogla nga 0.13-0.15 gramë, si dhe 33 doza të vogla me lëndë të dyshuar si kokainë, me një peshë totale prej 57.7 gramë”.

Pas kësaj ngjarjeje, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, ka urdhëruar gatishmëri dhe kontrolle të rrepta në qelitë e të burgosurve, duke përfshirë shtimin e forcave të specializuara për monitorimin e hapësirave të jashtme dhe kontrollin e aktiviteteve të dyshimta.

Masat përfshijnë gjithashtu kontrollin e plotë të të gjitha zonave të hapura dhe të mbyllura të burgut, si dhe analizimin e ngjarjes për  përfshirjen e të dënuarve apo të paraburgosurve në të.

Ky është droni i dytë në burgun e Peqinit pas atij që shkaktoi ngjarjen e Sokol Mjacajt. Për ngjarjen në fjalë ka nisur edhe një hetim nga policia dhe prokuroria, me synimin për të identifikuar personat përgjegjës dhe për t’i vënë përpara drejtësisë, ndërsa të gjitha provat e gjetura kanë shkuar për ekspertim të mëtejshme në laboratorin shkencor.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL