albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Duam kreun”- Hoxha e Seferi analizojnë Nations League, thirrje edhe për tifozët

by Editor
September 4, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
“Duam kreun”- Hoxha e Seferi analizojnë Nations League, thirrje edhe për tifozët
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në Tiranë në prag të duelit me Ukrainën, i cili shenjon dhe nisjen e aventurës në Nations League. Kuqezinjtë janë me grupin e plotë, teksa sic dimë grumbullimin e braktisi kapiteni Gjimshiti për shkak dëmtimi, i zëvendësuar nga Adrian Bajrami.

Atmosfera duket tejet pozitive, me vetë lojtarët që e dinë se çfarë i pret në këtë kompeticion.

Sinkron: Arbër Hoxha, futbollist i kombëtares shqiptare

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Dua të fokusohemi te ndeshja e parë me Ukrainën, që e kemi më 7 shtator. Është një kundërshtar i fortë, ka lojtarë shumë cilësorë në radhët e veta. Kemi edhe disa ditë për të përgatitur ndeshjen dhe të fokusohemi 100% që të arrijmë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje”.Sinkron: Taulant Seferi, futbollist i kombëtares shqiptare “Ukraina dhe Gjeorgjia janë dy kundërshtarë shumë të fortë. Kemi filluar përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Ukrainës dhe po shkojnë shumë mirë. Kemi edhe disa ditë për të marrë më shumë informacion për ekipin kundërshtar dhe duhet të futemi në fushë për të dhënë maksiumumin”, deklaroi Arbwr Hoxha.

Më tej, Seferi ka dhe një thirrje për tifozët kuqezi.

“Ndeshjen në “Air Albania” mezi po e presim pasi kemi disa muaj që nuk kemi luajtur në Tiranë. I bëj thirrje tifozëve pasi asnjëherë nuk kanë munguar dhe e di që do të vijnë shumë, por shpresoj që stadiumi të jetë “full” edhe në këtë ndeshje”, tha futbollisti.

Më 7 shtator Shqipëria përballet me Ukrainën në Pragë, ndërsa 3 ditë më pas pret Gjeorgjinë në Air Albania.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL