Policia e Durrësit njoftoi këtë mëngjes për vetëvrasjen e një vajze të re në lagjen nr.1 të qytetit.
“Rreth orës 8:15, në lagjen nr.1, Durrës, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës së saj dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasja I. V., 25 vjeçe. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”