albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dy orët e fundit dramatike të prezantuesit të BBC, “rruga e vdekjes” dhe gjetja e trupit

by Editor
June 10, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Dy orët e fundit dramatike të prezantuesit të BBC, “rruga e vdekjes” dhe gjetja e trupit
Share on FacebookShare on Twitter

Rruga e vdekjes” e ndjekur nga prezantuesi britanik i BBC, Michael Mosley, mesditën e së mërkurës së kaluar, teksa ishte me pushime në Symi me bashkëshorten dhe dy miq, është prezantuar përmes një grafiku nga DailyMail.

Sipas asaj që është bërë e ditur, prezantuesi 67-vjeçar ka qenë me grupin e tij në plazhin e Agios Nikolaos dhe rreth orës 1:30 të pasdites ka vendosur të kthehet në shtëpinë ku jetonte në Gyalos për të pushuar.

Që atëherë, ai humbi gjurmët. Pas një kërkimi dramatik 5-ditor me drone, helikopterë dhe qen të trajnuar posaçërisht, Mosley u gjet i vdekur në një zonë shkëmbore dhe në një distancë prej rreth 10 metrash nga deti, në plazhin e Agia Marina.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Sipas informacioneve, 67-vjeçari ka dhënë frymën e fundit, rreth dy orë pasi i ka dhënë lamtumirën bashkëshortes dhe është larguar nga plazhi i Agios Nikolaos.

Rruga që dyshohet se ka ndjekur prezantuesi 67-vjeçar

Burime policore konsiderojnë mundësinë që Michael Mosley, duke u larguar nga Pedi, është ngatërruar dhe në vend që të lëvizte majtas drejt Gyalos Symis ka marrë rrugën në të djathtë të tij, e cila të çonte në Agia Marina.

Sipas informacioneve, mjekësia përjashton veprimtarinë kriminale, pasi nuk konstaton dëmtime. Kalbja është e avancuar, kështu që ai nuk mund të përcaktojë shkakun e vdekjes në mënyrë makroskopike, madje as nëse Mosley ka rënë nga shkëmbinjtë. Rezultatet zyrtare të nekropsisë, e cila do të bëhet në Rodos, pritet të dalin sot, të hënën.

Fotot: Ku u gjet trupi i Michael Mosley dhe distanca nga deti

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL