albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dy të eliminuara dhe një televotim “kokë më kokë” për një finalist/ Ç’ndodhi në BBV

by Editor
May 12, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Dy të eliminuara dhe një televotim “kokë më kokë” për një finalist/ Ç’ndodhi në BBV
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmja e djeshme e spektaklit të “Big Brother Vip Albania 3” ishte e mbushur me surpriza dhe të papritura.

Nga televotimi i javës, i përcaktuar nga Franceska me “kuti pandore”, ishte Roza Lati, ajo që la përfundimisht shtëpinë e BBV dhe ndërpreu garën për çmimin 100 mijë eurosh. Ajo ishte pjesë e shtëpisë që prej ditës së parë të këtij edicioni, teksa në televotim ishte me Heidin, Erjolën dhe Franceskën.

Ndërkohë, pati dhe një të eliminuar të dytë. Nga një televotim i hapur brenda natës, ishte Erjola Doçi ajo e cila u eliminua, teksa nuk kishte as biletë fati, duke ia hequr mundësinë për ta rikthyer sërish.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Erjola ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi për 110 ditë dhe është përfshirë në shumë ngjarje brenda shtëpisë. Rishtazi, ajo pati një debat të ashpër me Gracianon, mikun e saj, i cili supozoi se Erjolës i kishte shkruar në rrjetet sociale Romeo. Ajo e mohoi kategorikisht, por debati mes tyre vijoi për disa ditë.

Moderatorja ka qenë një ndër kryefjalët e kësaj gare dhe ka ndezur shumë debate dhe polemika, brenda dhe jashtë shtëpisë.

Erjola, njëjtë si Roza, u largua nga shtëpia e “BBV-së” dy javë para finales.

Ndërkohë, Julin dhe Meritonin, të cilët bashkë me Romeon fituan sfidën me kafenë, i priste një përparësi. Dy lojtarët, do të jenë në televotim kokë më kokë, ku njëri prej tyre do të jetë finalisiti i dytë, që do të shpallet gjatë spektaklit të së martës.

Pasi iu komunikua vendimi i Vëllait të Madh, Meritoni dhe Juli e kanë pritur me pozitivitet këtë vendim. Që të dy shprehën vlerësimin për kohën që kanë kaluar brenda shtëpisë.

Juli: Kushdo prej nesh që zgjidhet, do më bëhej qejfi.

Meritoni: Uroj që publiku të zgjedhë atë që mendon se duhet të shkojë.

Deri më tani është shpallur finalist vetëm Romeo, ndërkohë të martën do të merret vesh edhe finalisti i dytë i këtij edicioni.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL