Për pak orë pjesë të ndryshme të vendit u goditën nga një mot i keq, me reshje shiu dhe shkarkime elektrike.
Në këtë banesën që shikoni në këtë foto ndodhej edhe 51-vjeçari Arben Ivanaj që ka pësuar lëndime dhe djegie në trup nga rrufeja dhe flakët. Ai është transportuar në spitalin e Shkodrës por atje ka ndërruar jetë.
Viktima e dytë këtë të enjte u gjet në ujërat pranë portit të Vlorës. Ai është një 74-vjeçar dhe ende nuk është zbuluar arsyeja se përse I moshuari ishte rrëmbyer nga dallgët e detit. Trupi i tij është nxjerrë nga policia kufitare e Vlorës.
Moti i keq me shtrëngata ka goditur edhe pjesë të tjera të vendit. Këto janë vërshimet e lumit lana në Tiranë ku në pak minuta ra një sasi shumë e madhe shiu.
Sinoptikanët lajmëruan se sasia e reshjeve ishte sa gjysma e atyre të një muaji të tërë. Ndërkohë zonat më të goditura nga stuhia janë ato që ndodhen ne mes të lumenjve Mat dhe Osum.
Epiqendra e rrebesheve është zona Krujë-Tiranë-Elbasan-Gramsh ku ranë deri në 50 milimetra shi. Në mbrëmje moti i keq zhvendoset në Berat e Gjirokastër ndërsa të premten dhe në fundjavë rikthehen ditët me diell.