albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

‘E dini ju ministre sa është çmimi i vajit?’, debat me tone të forta në Komision, Dash Sula ‘shantazhon’ Ibrahimajn

by Editor
March 29, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
‘E dini ju ministre sa është çmimi i vajit?’, debat me tone të forta në Komision, Dash Sula ‘shantazhon’ Ibrahimajn
Share on FacebookShare on Twitter

Ka pasur debate në Komisionin e Ligjeve teksa ka qenë sot e pranishme ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, për ndryshimet në buxhetin e 2022, që do të reflektojnë paketën sociale të miratuar nga qeveria për stabilizimin e rritjes së çmimeve.

Deputeti i opozitës Dashamir Sula aludoi se ministrja fle në vilën e një oliogarku, ndërkohë që kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka, kërkoi që të ruhej etika në komunikim.

“Si mund të thuash që iu del 30 mijë lekshi atyre njerëzve që jepni, a ka tallje më të madhe se kjo që ju bëni. Mirë moj zonja ministre e dini ju sa është një litër vaj, mielli, veza, normalisht që nuk e dini se ju nuk bëni ndonjëherë pazar.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Unë nuk fle në shtëpitë e oligarkëve, unë e di më mirë sa është çmimi i ushqimeve, sepse unë fle te shtëpia ime. Nuk po fyej asnjë njeri, ministrja më tha a i di unë çmimet, i them që di edhe ministra që flenë në shtëpitë e oligarkëve. Ma thuaj pra sa është çmimi i vajit, meqë unë nuk e di”, tha mes të tjerave Sula.

“Ju lutem lërini këto shantazhe”, ndërhyri Bushka, ndërkohë që ministrja pa mikrofon i tha deputetit, se vetë ai nuk ishte në dijeni të çmimeve në treg.

“Ka shkuar 1200 lekë buka, sa ishte kuintali i miellit zonjë, që nga 50 mijë lekë ka shkuar 105 mijë lekë, kujt i dalin ato 30 mijë lekë që jepni ju? Mos na fyeni inteligjencën, do të ishte më mirë që të thoshit se kaq kemi mundësi dhe kaq kemi bërë”, vijoi më tej Sula argumentimin e tij për rritjen e çmimeve, veçanërisht atyre të imputeve bujqësore që pamundësojnë të mbjellat e fermerëve.

“A u rrit fatura elektrike në vitet 2005-2013, a e dini ju zonja ministre që ne eksportojmë eneergji elektrike, a ka logjikë të shesësh në shtator dhe të blesh në janar dhe në shkurt. A e dini ju zonja ministre, që sa i përket problemit të naftës dhe lëndëve djegëse, të gjitha kompanitë gaz oil, e ka detyrë ligjore mbajtjen e rezervave dhe ato nuk i kanë“, tha më tej Sula në Komision.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL