Bullgaria, një nga vendet e para evropiane që ndërpreu furnizimin me gaz rus në prill, ka bërë sot të ditur se është gati që të rinegociojë me Gazprom-in duke marrë parasysh që përpara është dimri.
Vendi, i cili është i varur nga Moska për plotësimin e nevojave energjitike, ka refuzuar të paguajë për gazin natyror në rubla dhe ka shtuar përpjekjet për të diversifikuar burimet e furnizimit.
“Negociatat me Gazprom do të jenë të vështira ,”paralajmëroi ai, duke theksuar se vazhdimi do të varet nga qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet parlamentare të tetorit.
Duke reaguar ndaj sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë me rastin e pushtimit të Ukrainës , presidenti rus Vladimir Putin kërkoi që blerësit e gazit natyror nga vendet ‘jomiqësore’ të paguajnë në rubla.
Ndryshe, ai kërcënoi se do t’ua ndërpresë furnizimin. Vendet që nuk iu bindën panë sesi rubineti u mbyll: përveç Bullgarisë, po ashtu edhe Polonia, Danimarka, Finlanda, Holanda dhe Letonia. Në vendet e tjera, flukset u ulën me rreth 70% në korrik, në bazë vjetore.