Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Kavajës, pasi ka shpërthyer një makinë në pronësi të një efektivi policie.
Burimet bëjnë me dije se makinës së efektivit i është vënë tritol. Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.
Shpërthimi ka qenë shumë i fortë sa është dëgjuar në të gjithë qytetin e Kavajës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë të cilat po hetojnë për zbulimin e ngjarjes si dhe kush janë autorët.