Policia e Shtetit ndodhet para një situate të komplikuar dhe të vështirë pas denoncimit të të afërmve të Ervis Martinaj, një i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare.
Ndaj nuk dihet ende se si do të veprohet me referimin e rastit. Denoncimi i xhaxhait të tij është një ngjarje e rrallë në llojin e saj sepse nuk bëhet fjalë për një largim nga banesa, as nuk kanë dyshime apo të dhëna për një rrëmbim mundshëm, por kanë vetëm dyshimet e humbjes së kontakteve me të.
Sigurisht që Policia e Shtetit është e dyzuar për mënyrën se si do ta referojë këtë ngjarje në prokurorinë e Kurbinit. Statusi i Ervin Martinajt është ai i një personi në kërkim ndërkombëtar dhe ndaj tij ka një urdhër-arresti nga SPAK.
Por nga ana tjetër mund të ekzistojë rreziku që personi në fjalë të jetë gjetur nga kundërshtarët e tij dhe të jetë ekzekutuar. Pra, pistat e hetimit janë ende të hapura. /News24