albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“E ka kthyer Kosovën 10 vjet mbrapa”/ Ramush Haradinaj kërkon dorëheqjen e Albin Kurtit: Alarm për sigurinë …

by Editor
May 30, 2023
Reading Time: 2 mins read
0
“E ka kthyer Kosovën 10 vjet mbrapa”/ Ramush Haradinaj kërkon dorëheqjen e Albin Kurtit: Alarm për sigurinë …
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar sot dorëheqjen e krysministrit të Kosovës Albin Kurti pas trazirave që po ndodhin prejdisa ditësh në veri të Kosovës, pas betimit të tre kryekomunarëve shqiptarë në Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan.

Kjo deklaratë e Ramush Haradinajt vjen pasi ShBA anuloi stërvitjet e NATO-s “Defender Europe 2023” për Kosovën si pasojë e parë për qeverinë Kurti, po ashtu edhe pas deklaratës së ambasadorit amerikan  Jeffrey Hovenier se SHBA-ja nuk ka shumë entuziazëm për të reaguar ndaj disa prej interesave të Kosovës, siç është angazhimi me vendet mosnjohëse, apo puna aktive për të avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike.

Sipas Ramush Haradinajt, kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani e kanë kthyer Kosovën 10 vite mbrapa. Ai shton më tej se shtetet investojnë me dekada për të krijuar miqësi dhe aleanca dhe se në rastin e Kosovës, del një Albin Kurti e tenton t’i rrëzojë të gjitha ato.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025
“Albin Kurti e Vjosa Osmani për më pak se tre vjet në pushtet, nuk kanë lënë sukses pa e kthyer përmbys. Ata për kaq pak kohë e kanë kthyer Kosovën dhjetë vjet mbrapa.
Përjashtimi i Kosovës nga ushtrimi i NATO-s “Defender Europe 2023” është alarm për sigurinë tonë nacionale. Duhet të jesh shumë dritëshkurtër që në këtë kohë kaq delikate, të armiqësohesh me krejt botën demokratike?

Shtetet investojnë me dekada për të krijuar miqësi dhe aleanca. Në rastin tonë, del një Albin Kurti e tenton t’i rrëzojë ato. Ka pasur edhe të tjerë në historinë tonë që kanë dashur t’i përmbysin këto aleanca, por Kosova ka qenë më e madhe se sa vogëlsia e tyre dhe ka triumfuar. Ajo nuk ka alternativë tjetër përpos të triumfojë edhe këtë herë.

Populli i Kosovës që është populli më properëndimor i kontinentit, do të dijë t’i ruajë miqtë dhe orientimin e vet. Është i vogël Albin Kurti t’ia nderrojë orientimin Kosovës dhe popullit të saj.

Ai e ka vetëm një shans, që njëherë në jetën e tij t’ia bëjë një të mirë Kosovës! Të japë dorëheqje qysh sot!” deklaroi ai.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL