Duhej të vdiste nje prift i dashuruar me një vajzë dhe miliona njerëz të përpiqeshin që t’i jepnit dashurisë më shumë kohë më shumë përkushtim dhe ta emërtonin ditën e saj me emrin e një prifti kur dikur vete prifterinjtë e bën tabu dashurinë duke u bërë murgjer.
Shën Valentini për shumë prej nesh e shpalosim në këtë ditë fantazitë tona shpalosim idetë japim maksimalen që kjo ditë të jetë sa më e bukur. Dhurojmë dhurata, falim dashuri më shumë se çdo herë, pra kjo është ditë e cila memoria jonë e ruan në kujtimet e saj më të bukura.
Pikërisht sot më 14 Shkurt të vitit 2022, Luli i zgjua tek vila kunatit. I shtrirë siç ishte mbi jastik po mendonte se me kë do e kalonte ditën sot. Në mendje po i vinin shumë emra por asnjëri prej tyre nuk po ia mbushte mendjen. Befas duke bërë xhiro me trurin e tij tek emrat më të afërt që e bëjnë atë të ndihet mirë, u ndal për një moment tek Gaz Bardhi. Po, me Gazin do e kaloj. Ai të kënaq…. në muhabet dhe shaka.
Por më pas u mendua por sikur Gazi të ketë dal me dikë tjetër?- Por ku u kujtua historia gjyqit me qenin, Luli u lumturua në shpirt dhe kur u ngrit nga krevati në orën 11:00, therriti me të madhe…. Gaaaazi është i imi.
Pra donte të thoshte që Gazi është besniku i tij. Hipi në makinë dhe u nis për në zyrë. Rrugës telefonoi Gazin dhe e i tha: Gazi sot gjithë ditën rri në zyrë se kemi punë bashkë.