albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“E pagoi me jetë guximin”! Bota reagon për vdekjen e liderit të opozitës ruse

by Editor
February 16, 2024
Reading Time: 3 mins read
0
“E pagoi me jetë guximin”! Bota reagon për vdekjen e liderit të opozitës ruse
Share on FacebookShare on Twitter

Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny ka vdekur në burg, u tha në një deklaratë të lëshuar nga një departament lokal i Shërbimit Federal të Burgjeve. Në deklaratën e Shërbimit Federal të Burgjeve u tha se Navalny u ndje keq, pas ecjes më 16 shkurt dhe më pas humbi vetëdijen. Një autoambulancë shkoi për ta trajtuar, por ai vdiq, u tha në deklaratë.

Navalny, i cili ka qenë afër vdekjes, pasi është helmuar me agjent të tipit Noviçok, më 2020 –ku kishte fajësuar operativët rusë të sigurisë se kanë vepruar në emër të presidentit rus, Vladimir Putinit. U ndalua më 17 janar 2021, në aeroportin e Moskës, pasi ka arritur aty prej Gjermanisë, ku është trajtuar pas helmimit.

Kremlini ka mohuar se ka pasur gisht në helmimin e Navalnyt. Në mars të vitit 2022, Navalny u dënua me nëntë vjet burgim për përvetësim dhe mashtrim.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Reagimet e liderëve botërorë

Zëdhënësi i Navalny: Nuk kemi ende asnjë lajm të drejtpërdrejtë.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel: BE e mban regjimin rus përgjegjës. Alexei Navalny luftoi për vlerat e lirisë dhe demokracisë. Për idealet e tij, ai bëri sakrificën përfundimtare. BE-ja mban regjimin rus përgjegjës të vetëm për këtë vdekje tragjike. Unë i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij dhe atyre që luftojnë për demokracinë në mbarë botën në kushtet më të errëta. Luftëtarët vdesin por lufta për liri nuk mbaron kurrë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz: Ai e pagoi me jetën e tij për guximin e tij. Ai e pagoi me jetë guximin e tij. Ai ishte një burrë i guximshëm.

Presidenti ukrainas Zelensky: Navalny u vra, Putini do të duhet të japë llogari për të.

Kryeministri britanik Rishi Sunak: Tragjedi e madhe për popullin rus. Ky është një lajm i tmerrshëm. Si mbështetësi më i vendosur i demokracisë ruse, Alexei Navalny ka treguar guxim të jashtëzakonshëm gjatë gjithë jetës së tij. Mendimet e mia shkojnë te gruaja e tij dhe populli rus, për të cilin kjo është një tragjedi e madhe.

Jens Stoltenberg: Rusia ka pyetje serioze për t’iu përgjigjur. Ne sigurisht duhet të vërtetojmë faktet dhe Rusia do të duhet t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve, pyetjeve serioze, rreth shkaqeve. Jam shumë i trishtuar dhe i shqetësuar për këtë lajm. Navalny ishte një zë i fortë i demokracisë dhe NATO kërkoi disa herë lirimin e tij të menjëhershëm. Sot mendimet e mia shkojnë te familja dhe të dashurit e tij.

Moska: Perëndimi ka përfundime të gatshme “Reagimi i menjëhershëm i liderëve të NATO-s ndaj vdekjes së Navalny, në formën e akuzave të drejtpërdrejta kundër Rusisë”, tregon natyrën e këtyre vendeve. Nuk ka ende asnjë ekzaminim mjekoligjor, por përfundimet e Perëndimit janë tashmë gati.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL