albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Edhe “kripa me karar”, FIFA hap hetim për Nusretin

by Editor
December 23, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Edhe “kripa me karar”, FIFA hap hetim për Nusretin
Share on FacebookShare on Twitter

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Me siguri që qëllimi i Salt Bae ishte ai që të bënte të flitej për veten, një strategji që e përdor shpesh, dhe këtë herë duket se ja doli. Futja e tij në fushën e Lusail Stadium në Doha gjatë festës argjentinase pas finales së Kupës së Botës, nuk kaloi pa rënë në sy. Polemikat në rrjetet sociale kanë detyruar Fifa-n që të hapë një hetim të brendshëm, për të kuptuar se si turku që ka në pronësi disa restorante, ja doli që të kishte akses në terrenin e lojës. Salt Bae në fakt nuk ka raporte komerciale me Fifa-n, dhe me sa duket nuk ka qenë i ftuar as nga Presidenti Gianni Infantino.

“Duke ndjekur linjat udhëzuese të federatës, duke qenë një nga simbolet më të rëndësishme të sportit botëror, dhe një ikonë pa kohë, trofeu origjinal i Kupës së Botës mund të preket apo të mbahet në dorë, vetëm nga një grup i përcaktuar njerësizh, ku përfshihen kampionët e mëparshëm të Botës që e kanë fituar gjatë karrierës trofeun, apo krerët e shteteve”.

Në profilin e tij në instagram ndërkohë Salt Bae edhe pse nuk i përket asnjë prej këtyre kategorive ka postuar selfie dhe video me trofeun ndër duar, duke shqetësuar festën e Di Maria-s, Lisandro Martinez, Romeros, dhe mbi të gjitha të Messit. Filmimet tregojnë turkun që ndjek yllin e Argjentinës duke e bezdisur disa herë duke e mbajtur për foto, edhe pse Messi dukej se nuk kishte aspak dëshirë të fliste apo të qëndronte me të në ato momente gëzimi. Tani Fifa kërkon të provojë se si Salt Bae, (por edhe disa të tjerë), arritën të fitonin aksesin në fushë pas ceremonisë mbyllëse, dhe do të marrë masat e nevojshme ndaj pjesëtarëve të stafit që e kanë lejuar të hyjë në terrenin e fushës.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL