Kryeministri Edi Rama i ka mashtruar sërish fermerët që merren me kultivimin e serave. Në skemën e re të subvencioneve për vitin 2022 të prezantuar ditën e djeshme thuhet se qeveria do të financoj 20 mijë lek të reja për dynym në sezon për fermerët e serave. Nisur nga çmimi i lartë i shpenzimeve që ka mbi kurriz një fermer, shuma e ofruar nga qeveria nuk përmbush asnjë nevojë për fermerët raporton portali Timoni.al.
Vendimi i Ministrisë të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i botuar në Fletoren Zyrtare përcakton se për fermerët e serave subvencionet do të jenë në formën e pagesave direkte që nisin nga 200,000 lekë/ha për 2 sezone të mbjellash për kultivimin e perimeve, rrushit të tavolinës dhe luleshtrydheve.
Mbështetja ndaj fermerëve të serave do të mbulojë shtimin e kostove nga çmimet e larta të inputeve bujqësore në tregjet ndërkombëtare të lidhura me krizën energjetike. Në propozimin e saj fillestar dërguar Ministrisë të Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kërkoi subvencione me vlerë 300,000 lekë/ha.
Vitin e kaluar u zbatua për herë të parë skema e mbështetjes me naftë falas për fermerët që do të vijojë zbatimin edhe këtë vit, duke përfshirë për herë të parë rimbursimin e akcizës dhe taksës të qarkullimit për fermerët që kultivojnë dru frutorë, arrorë dhe perime. Shteti subvencionin 80,4 lekë nga çmimi i naftës që përfshin akcizën, taksën e qarkullimit, karbonit dhe TVSH-në.
Për herë të këtë vit do të aplikohet edhe skema me subvencione për sektorin e peshkimit. Për rinovimin e anijes të peshkimit do të rimbursohet nga shteti 50% e totalit të investimit por jo më shumë se 20 mln lekë. Për rinovimin infrastrukturës së anijes së peshkimit. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore të blerjes, por jo më shumë se 7,250, 000 lekë.
Skemat e subvencionimit
Serra
a) Mbështetje për fara/fidanë dhe imput-e të tjera me 200,000 (dyqind mijë) lekë për ha për sezon dhe jo për më shumë se 2 sezone, për kultivimin e perimeve, rrushit për tavolinë në serra dhe/ose luleshtrydhe në tunele plastike për fermerë individualë ose grup-fermerësh, me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 1,500,000 (një milion e pesëqind mijë) lekë për aplikant.
b) Për ndërtimin e serrave diellore të reja për prodhimin e perimeve me sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 5 (pesë) ha për subjekt, përfshirë edhe instalimin e sistemit të ujitjes. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 13 000 000 (trembëdhjetë milionë) lekë për ha.
c) Mbështetje për kultivimin e bimëve mjekësore e aromatike në vlerën 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë/ha, për fermerë individualë ose grup-fermerësh, me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 (një) ha, por jo më shumë se 1,000,000 (një milion) lekë për aplikant.
ç) Fermat organike për periudhën në kalim, vitin e parë, në vlerën 100,000 (njëqind mijë) lekë, në vitin e dytë, 150,000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, vitin e tretë 150,000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe 200 000 (dyqind mijë) për fermë të certifikuar.
d) Implementimi dhe certifikimi global GAP, në perime, fruta, rrush, ullinj, agrume dhe kultura të tjera bujqësore të certifikueshme, në masën 50 (pesëdhjetë) % të vlerës totale të faturës tatimore:
i. por jo më shumë 175,000 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë, në sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha;
ii. por jo më shumë se 500,000 (pesëqind mijë) lekë, për sipërfaqe jo më pak se 3 (tre) ha në ambiente të mbrojtura dhe jo më pak se 10 ha në fushë të hapur.
Blegtoria dhe peshkimi
Për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermat me jo më pak se 100 (njëqind) krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën 1 200 (një mijë e dyqind) lekë/krerë, por jo më shumë se 360 000 (treqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë për subjekt, ndërsa për fermat me jo më pak se 10 (dhjetë) krerë lopë, në
në vlerën 10 000 (dhjetë mijë) lekë/krerë, por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë për subjekt.
a) Mbarështim i bletarisë me 1 000 (një mijë) lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 (pesëdhjetë) zgjoje, por jo më shumë se 150 000 (njëqind e pesëdhjetë) mijë lekë për subjekt.
b) Për blerjen e anijeve të peshkimit tregtar profesional, që zëvendësojnë anijet ekzistuese.
Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore të blerjes, por jo më shumë se 20 000 000 (njëzet milionë) lekë për subjekt peshkimi, në rastet e parashikuara nga shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 11, të nenit 30, të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin” të ndryshuar.
c) Për rinovimin infrastrukturës së anijes së peshkimit. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore të blerjes, por jo më shumë se 7,250, 000 lekë për anije peshkimi të pajisur me leje të vlefshme peshkimi tregtar dhe jo më shumë se 20,000,000 lekë për subjekt.
Rinovimi i anijes së peshkimit përfshin: i. blerjen dhe instalimin e motorit kryesor, por jo më shumë se 4,000,000 lekë; ii. blerjen dhe instalimin e motorit ndihmës (gjeneratori detar), por jo më shumë se 2 000 000 (dy milionë) lekë; iii. blerjen dhe instalimin e vinçit të anijes, por jo më shumë se 1,250,000 lekë.