Kryeministri Edi Rama po zhvillon bashkëbisedim me demokratët në Facebook për të folur rreth situatave të ndodhur një ditë më parë në selinë e PD.
Edi Rama: Sigurisht që ky vend ka nevojë për opozitë dhe nuk ka opozitë sot. Ky vend ka kohë që nuk ka opozitë. Nuk është opozitë ajo e cila është shfaqur para nesh në të gjithë këto vite. Këtë e kam thënë me kohë e vakt. Një opozitë që të sfidon fizikisht, është e destinuar të humbasë.
Një opozitë që nuk të sfidon mendërisht dhe me kurajon për të parë të ardhmen në një mënyrë më të avancuar, që nuk sfidon me guximin për ta projektuar të ardhmen me reforma më të avancuara se të pozitës, por me molotov, se ata që dje ishin të ndarë, kanë qenë për shumë vite bashkë dhe kur kanë ardhur këtu poshtë kanë përdorur të njëjtat mjete. Ishin të rrethuar dje dhe unë e besoj që realisht kaluan orë shumë të vështirë.