Kryeministri Edi Rama nuk e quan presion thirrjen e tij ndaj SPAK për të hetuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Gjatë konferencës për shtyp Rama theksoi se ka kërkuar hetim për ish-kryeministrin Berisha pas shpalljes së tij non grata nga DASH dhe akuzave të cilat i quan më të rëndat ndaj një ish- kryeministri.
Këtu shtoi se drejtësia e re e vendosur me mbështetje të SHBA-së nuk mund të vihet në pikëpyetje.
“Ça ka të kërkosh hetimin një ish presidenti, ish kryeministri të shpallur non grata me akuza që lidhem me veprimtarinë e institucioneve të këtij vendi. Dhe ta bësh këtë thuajse një vit pasi shpallja non grata është bërë dhe pasi sekretari amerikan i shtetit ka kërkuar publikisht se institucionet e këtij vendi do të bëjnë punën e tyre.
Drejtësia e pavarur duhet të çlirohet nga çdo kompleks i të kaluarës. Të hetohet 21 janari, krimi shtetëror nuk parashkruhet, deri në fund nëse është apo nuk është këtë do ta tregojë hetimi. Krim shtetëror që të vriten katër persona me plumba të vërtetë. Të hetohet Gërdeci… Ç’a ngutje është kjo, ç’a presioni është. Po të ishte ngutje duhet të ishin në fillim të viti 1 por në fund të vitit 3″, tha Rama.