Breaking – Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP”, Egzona ka shpërthyer në lot. Shkak është bërë sekreti që ajo ka zbuluar brenda shtëpisë dhe mendonte se nëna e saj do të mërzitej.
“Në një periudhë shumë të vështirë ekonomike për familjen time, kam pastruar me mamin nëpër shtëpi të njerëzve”, ishte sekreti që moderatorja zbuloi në dhomën e rrëfimit dhe më pas banorët e tjerë duhej ta gjenin se kujt i përkiste.
Por duket se ajo nuk e ka përjetuar mirë faktin që kishte rrëfyer diçka që askush nuk e dinte. Egzona kishte frikë se mami i saj do jetë mërzitur e si pasojë u rëndua psikologjikisht.
Por motra e saj, Valmira Rafuna, ka zbuluar ditën e sotme se si është ndjerë ajo dhe mamaja në lidhje me zbulimin e këtij sekreti. Ajo ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Breaking” në Top News, ku u shpreh se në asnjë moment nuk janë ndjerë keq.